Loredana sapo na tregoi se çfarë nëne do të jetë, nëpërmjet një fotografie shumë domethënëse
Kanë mbetur vetëm edhe pak muaj derisa Loredana dhe Mozzik të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti i cili është në lidhje tash e disa vite, nuk e kanë konfirmuar akoma lajmin, megjithatë Prive ju solli video ku Loredana shfaqet me barkun e fryrë në një market në Zvicër.
Sot, artistja e cila i ka hyrë muzikës dhe po këndon në gjuhën gjermane, ka postuar sot një fotografi domethënëse.
Në imazhin e publikuar në Instagram, shihen dy tigra, nëna me fëmijën e cila sipas gjakut, ka sakrifikuar për foshnjën e saj.
Me këtë fotografi, Loredana edhe njëherë e konfirmoi se po bëhet nënë për herë të parë.
