Lori Hoxha bën dedikimin emocionues për të nipin, motra e vogël e ‘nxjerr blof’ dhe të gjithë do të qeshni
Dihet nga të gjithë dashuria e veçantë që familja Hoxha ka për nipin e tyre të parë, London. Ata shpesh ndajnë në rrjetet sociale foto nga momentet e ëmbla të tij dhe duket se edhe teze Lori është mjaft e përkushtuar. Shpeshherë ajo poston foto me vogëlushin dhe i bën dedikime, ashtu siç ka ndodhur edhe me foton e fundit. Lori ka gjetur një arush në makinën e saj dhe shkruan se pas kësaj dita ju bë më e bukur.
“Kur rastësisht gjej lodra të Londonit në makinë, dita ime bëhet më e bukur”, shkruan Lori. Mirëpo motra e vogël, Redia ka zbuluar se arushi nuk i përket Londonit. Ajo i ka dërguar një mesazh Lorit dhe i thotë: “Më vjen keq të ta them është lodra ime, e fitova dje”. Lori ja ka kthyer me të qeshur e në përshkrimin e bisedës shkruan: “Super”.