Lori Hoxha uron motrën më të vogël: Mbase ne nuk e pëlqejmë njëra- tjetrën gjithë kohës, por…
Lori Hoxha i ka uruar ditëlindjen motrës së saj më të vogël, Redias. Redia ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes së rrjeteve sociale, por Lori herë pas here publikon foto me të dhe nuk kishte si të mungonte dhe një urim ditën e sotme.

Me urimin e saj, Lori tregon marrëdhënien e dy motrave, që mund të mos pëlqehen gjithë kohës, por e duan njëra-tjetrën gjithmonë.

“Gëzuar ditëlindjen, mbase ne nuk e pëlqejmë njëra- tjetrën gjithë kohës, por e di që e duam njëra- tjetrën gjithmonë. Diçka rreth teje bën çdokënd rreth teje të të dojë ty si familje dhe do e adhuroj gjithmonë atë për ty. Je diçka speciale, shpresoj ta dish”, ka shkruar Lori.



