Lori Hoxhën e ftojnë në emision por nuk e lë mami të shkojë
Një takim i rastësishëm i ka bërë bashkë Lorin, Sarën dhe Vjollca Hoxhën me Ermal Mamaqin në Turqi. Këtë gjë na e ka treguar Ermali me anë të një fotoje të postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan: “2 vite që i lutem Lori Hoxhës të vijë në Xing por nuk e lë mami”.
Por nuk ka munguar as komenti i Lorit: “Kur të vish prapë tek Topi e bën një përjashtim”.
Të dy i kanë shoqëruar komentet me të qeshura por si duket këtu ka një të vërtetë të madhe. /Kids’ Time
