“Louis Vuitton”, Kim na tregon të vërtetën rreth postimit që na bëri lëmsh
Kur Kim Kardashian postoi një foto në Instagram me logon e Louis Vuitton, mediat nisën të spekulonin që ajo kishte dhënë një tregues për emrin e vajzës së lindur nga një grua tjetër të Kim dhe Kanye West. Elle V West? Vuitton West? Fëmija lindi nga një grua tjetër të hënën dhe, megjithëse Kardashian njoftoi shumicën e detajeve të lindjes, peshën, kohën e lindjes etj., ajo nuk zbuloi emrin e vajzës.
Por Kardashian shkroi në Twitter të sqaronte që postimi i saj me Louis Vuitton nuk ka të bëjë me fëmijën e saj të vogël. “Jo! Ishte sfilata e fundit e Kim Jones dhe pashë sa fantastike dukeshin Naomi dhe Kate dhe doja të postoja një foto të LV”, shkruajti ajo në një tëeet, duke iu referuar sfilatës së fundit të drejtorit kreativ, Jones për këtë shtëpi mode, që u zhvillua këtë javë.

People raportoi mbrëmë, që Kardashian dhe West nuk ia kanë vendosur emrin fëmijës. “Ata kanë qenë duke u menduar për muaj me radhë dhe duan të jenë të sigurt që është i duhuri”, ka thënë personi. E sigurt është që vajza nuk quhet Vuitton.