Luana i “nxjerr bojën” Marinës, çfarë tha për shtatzëninë e saj?
Marina ka qenë gjithmonë motra e madhe që i rrihte çunat (dru prej vërteti) që tentonin të ngacmonin motrën e saj më të vogël. Sa herë ndodhte që dikush provonte t’i thoshte diçka Luanës, Marina ishte gjithmonë gati për ta sulmuar.
Kur Luana i kishte thënë Marinës se do ishte e ftuar te Ermali, ajo i propozoi të tregonte ndonjë histori interesante nga ato të panumërtat e fëmijërisë. Dhe Luana kështu bëri. Tregoi një prej atyre rasteve, kur Marina ishte gati të hidhej në sulm kur djemtë tentonin t’i ngacmonin.

Një ditë, kur ishin ende të vogla, por sapo kishin nisur ato pëlqimet dhe fjalët e para të djemve, dy motrat ktheheshin nga shkolla. Sapo u futën në një rrugicë të ngushtë mes pallatave në të cilën nuk kalonin dot më shumë se dy njerëz, vajzat vunë re që po ndiqeshin nga disa djem më të mëdhenj se ato në moshë. Luana e dinte që Marina ishte gati t’i rrihte edhe këtë herë, ndaj, sapo Marina i kërkoi të vraponte, ajo i tha t’i jepte çantën e shkollës, me qëllim që të ishte më e lirë për “luftë”. Por vuri re që edhe Marina po e ndiqte nga pas me vrap. Këtë herë, ajo nuk kishte ndër mend të rrihej me djem më të mëdhenj se ato në moshë…

Që Marina rrihte çunat që në fëmijëri, Luana e përmendi disa herë. Jo për t’i nxjerrë bojës motrës më të madhe, por edhe për t’i treguar publikut se ajo që duket si Hirushja, nuk është, në fakt, kaq e qetë dhe e ëmbël sa e njohim të gjithë.
Madje, edhe kur Ermali e pyeti Luanën nëse Marina është apo jo shtatzënë, ajo, për t’iu shmangur pergjigjes, tha: “Marina rrihte çuna kur ishte e vogël, po të them….”
E dha përgjigjen apo jo?