Luizi shqetësohet për Sabianin, këshillon Oltën: Keisin mos e përdor, mendo për prindërit e saj
Prej disa ditësh Olta Gixhari ka vënë ‘në shënjestër’ Kristin dhe raportin e këtij të fundit me Keisin. Duke qenë se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies, Olta tashmë ka terrenin e lirë të akuzojë Kristin se e ka shfrytëzuar Keisin. E kështu ka bërë.
Mëngjesin e sotëm ajo nisi me akuza ndaj Kristit, deri në momentin që bisedoi me Luizin. Ky i fundit, e mori veçmas pranë pishinës dhe e këshilloi që të mos e përmendë më Keisin, pasi preken familjarët e saj, e sidomos Sabiani. Për çudi, Olta ia dëgjoi këshillën.
Biseda mes tyre:
Luizi: Vije veten në vend të tij. Dëgjon në lajme që Kristi ia ka shfrytëzu vajzën, se del keq. Mendo për ato prindër që janë duke e parë. Nuk është objekt.
Olta: Jo nuk është puna aty, ai ka gënjyer që ka një marrëdhënie me atë jashtë.
Luizi: E di po nuk është mirë me ja zgjat. Nuk po them për Kristin për mëshirë, atij bjeri sa të mundesh. E them për Keisin. Mos e përmend. Për respekt.
Olta: Do dali ai, ia kisha rujt për ditën e fundit.
Luizi: Keisin mos e përdor, se është gjynaf, Keisi vetë dhe familja.
Olta: Dhe ti mos e përdor, mos më manipulo mua kështu.
Luizi: Atij bjeri sa të duash.
Olta: E mbylla, e mbylla.