Lule në bankën ku ulej dhe në dollapin e tij, dhimbje e madhe në shkollën e Ledjanit, 17-vjeçarit shqiptar në Itali që vdiq në aksident

Nxënësit e shkollës Enaip të Pasian di Prato në Itali kanë bërë homazhe për 17 vjeçarin shqiptar që humbi jetën në një ndërtesë në Santa Caterina di Pasian di Prato. Ledjan Imeraj ndërroi jetë më 31 Dhjetor pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku po qëndronte.

Fëmijët e shkollës thonë se e kanë të vështirë ta besojnë atë që ka ndodhur. Prej ditës së djeshme dollapi i tij ka qenë një vend homazhi për studentët dhe mësuesit. Disa njerëz lënë një kujtim, disa një lule, të tjerë ndalojnë në heshtje për ta kujtuar atë, shkruajnë mediat italiane.

Ledjani humbi jetën nga zjarri dhe shoku i tij i dhomës, një 16 vjeçar ganez pësoi djegie të rënda. I mituri shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të vitit që lamë pas në ambientet e kësaj qendre komunitare.

Lule në bankën ku ulej dhe në dollapin e tij, dhimbje e madhe në shkollën e Ledjanit, 17-vjeçarit shqiptar në Itali që vdiq në aksident

Share With:
Translate »
84 Views