“Lum unë për të!”/ Alketa Vejsiu përmend si rrallëherë të shoqin

Moderatorja Alketa Vejsiu ndjehet vërtetë me fat për bashkëshortin që ka në krah. Ajo nuk ngurron aspak ta thotë më zë të lartë, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale.

Së fundmi, në një foto të realizuar në Marok, në një ndër hotelet më luksoze në botë (Four Season), një ndjekës i ka shkruar: Ty lum A…që të ka!  “Edhe unë për të”-i është kthyer menjëherë Alketa.

Bashkëshorti i moderatores është një biznesmen i njohur nga Vlora, Ardi Nelaj. Ai njihet në qarqet e biznesit si një ndër më të fuqishmit; me shumë ndërtime në “Rrugën e Kosovarëve” pranë Liqenit Artificial të Tiranës.

Alketa dhe Ardi janë në një lidhje prej më shumë se 15 vitesh. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2006, duke sjellë më pas në jetë dy fëmijë; Nicole-n dhe Lionelin.

Moderatorja nuk është shfaqur asnjëherë në publik me bashkëshortin, duke argumentuar se familjen e ka shumë të shenjtë për ta ndarë me sy kureshtarë.

Share With:
Translate »
575 Views