Lumturia më e madhe e një vajze 4 vjeçare, me tumor në tru

Kur dy prindër nga Neë Jersey zbuluan se vajza e tyre 4 vjeçe, Lena, vuante nga një formë agresive e tumorit në tru me shumë pak muaj jete të mbetur, ata mblodhën fuqitë e tyre dhe menduan se si t’ia bënin të lumtura ditët e fundit vogëlushes së tyre. Ata kërkuan për libra që t’i shtonin në librarinë e vajzës katër vjeçare që i pëlqen shumë librat.

“Fuqia e Lenës më frymëzon mua të bëhem e fortë për të”, – tha e ëma e vogëlushes, Erin Tietjen, për ABC News.

“Ajo “vdes” t’i lexojnë libra. Ajo përherë ishte e gatshme të rrëmbente një libër dhe të përpiqej ta lexonte e vetme në një cep të shtëpisë”, – shprehet i ati Matt Tietjen.

Pasi motra e Erin vendosi lajmërimin në faqen e njohur GoFundMe, shumë veta dolën vullnetarë për të dhuruar libra për vogëlushen.

“Të shtunën ne morëm rreth 150 dhurata , disa prej të cilave kishin më shumë se një libër. Njëra nga to kishte 17 libra. Ka plot njerëz bujarë dhe thuajse secili kishte shkruajtur në pako mesazhe të tipit “Jini të fortë””, – u shpreh i emocionuar nga gjithë kjo bamirësi i ati i Lenës.

Pas disa kohësh, Lena u tranferua në spitalin e fëmijëve në Filadelfia, ku mjekët zbuluan me anë të një skaneri, një masë likidi në trurin e saj. Kjo ishte arsyeja se pse Lena u vendos menjëherë në terapi intensive dhe pas një resonance magnetike, një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe një biopsie, mjekët arritën të identifikonin llojin e tumorit dhe trajtimin e tij. Ajo vuante prej astrocitomës anaplastike, një tumor malinj i paoperueshëm.

Mjekët u shprehën se pa trajtim, ajo mund të jetonte deri në tre muaj, ndërsa pa trajtim mund të arrinte të jetonte deri në një vit. Ndërkohë mjekja që merret me rastin e Lenës shprehet me keqardhje që vogëlushja vuan nga një formë agresive e këtij tumori. “Ajo i ka emocionuar të gjithë me oratorinë e saj”, – thotë mjekja.

“Që në fillim të kësaj sëmundjeje, ne e dinim se duhet të bëheshim të fortë. Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të luftojmë bashkë me vajzën tonë dhe ta çojmë kudo ku të jetë e mundur, vetëm që ajo të ndihet disi më mirë”, – u shpreh i ati i Lenës.

Share With:
Translate »
961 Views