“Luteshim që të zgjoheshim djem ” historia e rrallë e binjakeve identike që u shndërruan në meshkuj

Në të njëjtën moshë, të dyja motrat binjake kuptuan që kishin “ngecur” në ato trupa, pasi ato vetë do të kishin dashur të kishin lindur meshkuj. «Çdo natë lusja Zotin që të zgjohesha djalë» kështu shprehet një prej binjakeve, e cila i është nënshtruar ndërhyrjeve të ndryshme për të realizuar ëndrrën e saj. “Ishte një fantazi dhe gjithmonë dëshiroja që kjo të ndodhte, ndonëse nuk isha mjaft e guximshme ta thoja me zë të lartë. Madje ndonjëherë nuk kisha guximin të dëshiroja që të kisha lindur “biologjikisht mashkull”.

trans twins ide 241666
Jack dhe Jace Grafe, janë dy vëllezër 23 vjeçarë, të cilët deri para pak kohësh njiheshin si Jaclyn dhe Jennifer ! Para se ta kuptonin se çfarë do të thoshte fjala transgjinorë, dy motrat visheshin si djem ,silleshin si djem dhe luteshin që një ditë të çliroheshin nga trupat e tyre.

trans twins ide 241661

Ky vendim do të bëhej realitet vetëm pas prillit të vitit 2017, që nga fillimi i procesit dhe fillimi i marrjes së testosteronit! Jack dhe Jace, të cilat kanë qenë binjake identike, u janë nënshtruar kirurgjisë së gjoksit dhe ushtrohen rregullisht për të patur muskuj e forma karakteristike për fizikun e mashkullit.

trans twins ide 241665 1
Dy të rinjtë kanë ndarë historinë e tyre për të frymëzuar të gjithë të tjerët që ndihen njësoj me ta. Për shumë njerëz është si “një pilulë” e vështirë për t’u gëlltitur, por në fund të fundit ky është realiteti ynë. Ndonëse shumë familjarë apo miq i referohen sërish dy vëllezërve sikur të ishin, motra, ata janë të vendosur t’i shkojnë procesit deri në fund.

trans twins ide 241658 1
“Por të qenët binjak duket se i ka ndihmuar shumë motrat. Duke qenë binjakë do të thotë se unë nuk ndihem vetëm. Dikush tjetër po përjeton të njëjtat gjëra si unë dhe kjo më bëri më të forte” shprehet një prej motrave tashme të shndërruar totalisht në mashkull. trans twins ide 241659

trans twins ide 241647

Share With:
Translate »
910 Views