‘Ma morën mësysh vajzën’, Fjolla Morina tregon ç’i ndodhi të bijës
Katër vite më parë këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, Fjolla Morina solli në jetë vajzën e saj të dytë, Alayah.

Që kur Alayah ishte foshnjë, këngëtarja postonte shpesh foto me të dhe tanimë që vogëlushja është plot 4 vjeç është kthyer në një modele të vërtet dhe një nga fëmijët më të bukur të Instagramit.

Mirëpo e ftuar në “Thumb”, Fjolla ka treguar se duke postuar shpesh foto me vajzën, atë e kanë marrë mësysh dhe tregoi se Alayah ka filluar t’i qajë natën.

“Nuk po publikoj më foto dhe video më vajzën se po më qan natën. Po e marrin mësysh. U bëra dhe unë pjesë e mamave që mendojnë kështu”, u shpreh Fjolla.





