Mahnitëse, artisti 10 vjeçar që krijon piktura super reale
Kareem Waris Olamilekan është një 10 vjeçar nigerian.
Ai është një artist me plane të mëdha, i cili frymëzohet nga artistët Michelangelo dhe Arinze Stanley Egbengwu.
Për BBC, artisti ‘i madh- i vogël’ thotëse cili do të jetë programi i tij i rij artistik.
‘Unë Jam Kareem Waris Olamilekan dhe kam nisur të vizatoj në moshën 6 vjeçare. Unë vizatoj miqtë e mi, personazhet e kartonëve, ilustrimet nga librat me figura, apo gazetat.
Unë vizatoj me laps dhe bëj piktura reale. Frymëzohem nga jeta reale, gjithçka që më rrethon, sidomos familja ime. Dua të jem si Arinze dhe Michelangelo.
Dua ta shoh veten time përkrah artistëve të mëdhenj në muze. Puna ime më e mirë është ajo që titullohet ‘Buka e përditshme’.
Aty ka djersë dhe lot. Familja ime punon shumë për të vënë ushëim në gojë, para se të hamë. Kjo më frymëzon.’