Majk, babi më “cool” i Instagramit

Fundjava është për ta kaluar me familjen dhe këtë ka bërë edhe këngëtari i njohur Majk!

Ky i fundit ka publikuar një foto të ëmbël ku shfaqet me të birin Roan.

Majk është angazhuar me koncerte këtë fundvit dhe me sa duket, kohën e lirë ka vendosur ta kalojë me të birin.

Ai shfaqet duke i bërë foto Roanit të vogël, i cili duket si një fashionist i veshur shumë me stil.

Me një çantë në dorë dhe një kukull Spiderman, Majk sërish gjen mundësi të realizojë kështu poza fantastike me vogëlushin e tij!

Roan është tepër fotozhenik, ndaj ka dhe faqen e tij personale të Instagramit, ku mami Majlinda Zeka i publikon foto vazhdimisht.

Share With:
Translate »
905 Views