Majk dhe Roan e kalojnë sëbashku Ditën e Baballarëve
Prej ditës kur u bë baba, jeta e reperit Majk ka ndryshuar totalisht.
Këtë e ka thënë vetë ai në disa intervista pasi mori këtë epitet. Majk kishte theksuar se kohën e lirë po mundohet që t’ia kushtoj më së shumti atij dhe kështu ka vepruar edhe sot pasi publikoi një moment të këndshëm me djalin.
Roan shihet i ulur në tokë derisa po luan dhe babai i tij reper po shijon çdo moment nga kjo pamje.
Duket se në “Ditën e Baballarëve” ata po kalojnë kohë si dy shokë të ngushtë.
