Majk dhe Roani kalojnë kohën më të bukur së bashku dhe kjo video e vërteton!

Pas debateve të shumta me ish-partneren e tij, Majlinda Zekën, e cila e akuzonte reperin se nuk kujdesej për të birin, Majk i ka mbyllur gojën të gjithëve.

Vazhdimisht në profilin e tij në Instagram ai tregon se kalon shumë kohë me të birin, të cilin e merr shpesh në shtëpinë e tij.

Mbrëmjen e sotme, Majk ka treguar se ka qëndruar në shtëpi me të voglin dhe të dy po argëtohen me njëri-tjetrin.

Në videon e publikuar, Majk ka filmuar Roanin teksa luan me makinën e tij dhe i thërret të birit: “Hajde chupa-chupa.”

Të njëjtën fjali e ka thënë edhe Roani, por në pamundësi për ta shqiptuar saktë, ai ka thërritur disa fjalë të çuditshme.

Kjo e ka bërë të qeshë Majkun, i cili e shoqëron videon me disa emoji duke qeshur me lot.

Share With:
Translate »
795 Views