Majk, Majlinda, Roan, gjendet gjithmonë një mënyrë e re për t’i bashkuar të tre

Majku, Majlinda dhe Roani janë të pandashëm për shkak të marrëdhënies më të afërt që ekziston mes prindërve dhe fëmijës së tyre. Megjithatë, siç dihet, çifti është i ndarë dhe sa herë Majk takon Roan-in apo i bën një dedikim atij, publiku e pret me gëzim, sepse nuk ka më bukur sesa të shohësh si shprehet me veprime e fjalë, kjo marrëdhënie.

Ndërkaq, Majlinda është shumë më aktive në postimet e fotove me të birin dhe të kohës që kalon me të. Ajo, vetëm pak ditë më parë, realizoi një set të veçantë festash me Roanin dhe publikoi fotot plot atmosferë të realizuara nga Norik Uka. Aty, siç nuk habitemi, Majk mungonte, megjithatë një foto e re që ka postuar Majlinda me Roanin, ku Roan është në një makinë të bardhë, na bën të mendojmë që ai është i pranishëm në festat e të birit. Është vetëm një hamendësim i publikuar fillimisht nga Prive.al, por ka të gjitha shanset të qëndrojë.

Po të shohësh postimet e këngëtarit, kjo është shija e tij.

Ndoshta Majlinda i ka blerë të birit një makinë si ato që pëlqen i ati, ose është vetë Majk që ka nisur që tani t’i përcjellë shijet e tij për makinat, djalit. Një pakt burrash! Ecje në gjurmët e… rrotave!

Share With:
Translate »
1910 Views