Makina del nga rruga, lëndohen nëna e fëmija

Një aksident ka ndodhur rreth orës 21:05 në afërsi të Xarrës. 40 vjeçari me iniciale K.A., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja L.A.,37 vjeçe,  dhe vajza 5 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor në vendngjarje po punon mbi zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Translate »
193 Views