Makina del nga rruga në Krujë, rëndë 14-vjeçari

Tre të lënduar në Krujë, njëri prej tyre rëndë.

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:05 në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rëndë.

Share With:
Translate »
202 Views