Makina përplas 5-vjeçaren në Gramsh
Një automjet ka përplasur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit një vajzë të mitur.
Mësohet se vajze me inicialet E.XH. 5 vjeçe është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari me inicialet S.D është arrestuar. Forcat policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.