Mali do e ketë gjithnjë kujtim ditëlindjen e parë falë dhuratës fantastike!
I vogli simpatik i estradës, Mal Limani sot mbush një vit jetë!
Djali i këngëtares Shkurte Gashi dhe Albert Limanit këtë ditë të shënuar do ta ketë gjithnjë të veçante dhe do ta kujtojë gjatë për një arsye – dhuratën e menduar nga prindërit.
Prive.al mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta se sot pasdite do të publikohet projekti i dedikuar Malit.
Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Gashi do të sjellë një këngë, pa dyshim më personalja ndonjeherë dedikuar të shtrenjtit të saj!
Mezi po e presim!