Malli i 5 viteve larg, përqafimi i parë i Diturisë me “nipçen dhe djalin” ndodh në program

Pas 5 vitesh në emigrim, Jetnori ka ardhur nga Gjermania  së bashku me Syriadin për të takuar nënën e tij, Diturinë. Gjatë rubrikës së “Ka Një Mesazh Për Ty”, Jetnori tha se përqafimin e parë pas një kohe  kaq të gjatë dëshironte që t’ia dhuronte në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Nëna e tij, Dituria ka mbërritur në studio dhe e shoqëruar nga moderatori Ardit Gjebrea, është gati për të zbuluar se kush e ka thirrur në program. Reagimi i saj është i menjëhershëm dhe i përlotur sapo sheh djalin dhe nipin në ekran.

 

Dituri: Nipçja me djalin.

Ardit Gjebrea: E fillove nga nipçja, nuk the “djali me nipçen” por “nipçja me djalin”.

Dituri: Ai i vogli më duket se e ka bërë.

Ardit Gjebrea: Syriadi e ka bërë.

Dituri: Ka emrin. T’i kemi, t’i lëmë mbrapa.

Ardit Gjebrea: Ai donte që përqafimin e parë të ta jepte këtu. “Më ka marrë malli për mamin” tha. Ta dëgjojmë vetë?

Dituri: Po, u bënë 5 vjet.

Ardit Gjebrea: Ke 5 vjet që nuk e takon.

Dituri: Më del në telefon tani, çmallem.

Ardit Gjebrea: Çmallesh. Janë mbushur fiks 5 vjet, 1 Tetor me 1 Tetor. Fiks 5 vjet. Ta dëgjojmë mesazhin?

Dituri: Po.

Jetnor: Mami!

Dituri: Bir!

Jetnor: Si je?

Dituri: Mirë.

Jetnor: E di që të ka marrë malli shumë, unë kam ardhur këtu që të të jap një mesazh. Që tani e tutje nuk do të të mungoj më, nuk do të rri më kaq gjatë. Do më kesh gjithmonë pranë, sa herë që të të duhet, unë do të ndodhem pranë.

Dituri: Të të kem mirë. Po të të shikojmë, të të dëgjojmë të mirë, edhe unë jam mirë.

Jetnor: Shyqyr Zotit, tani jam me letra, lëviz i lirë.

Ardit Gjebrea: Syriad, çfaë do t’i thuash nënës?

Syriad: Edhe unë nënë, të dua shumë. më ke munguar shumë. Më ke munguar vërtet këto 5 vite që s’kam qenë afër dhe sot është një ditë shumë e bukur./

Share With:
Translate »
122 Views