Mallkimi që ndjek familjen, Julen para një viti humbi vëllain 3-vjeçar në det
Historia e tij përloti jo vetëm Spanjën, por mbarë botën! Prej 14 ditësh të gjithë kanë mbajtur frymën për një shpresë sado të vogël mbijetese të të voglit Julen, i cili aksidentalisht ra në një pus 100 metra të thellë. Por, nuk ka mrekulli!

Pas dy javësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i vogëlushit dy vjeçar në Spanjë. Skuadrat e specializuara punuan ditë e natë në një tunel që ishte gërmuar paralelisht me puset e ngushta. Në orën 1:25 me orën lokale, punonjësit e kërkim-shpëtimit e arritën vogëlushin në pusin ku ra më 13 janar në Totalan, një lokalitet pranë Malagas, por ai ishte i pajetë. 
“Për fat të keq, përkundër shumë përpjekjeve nga ana e shumë njerëzve, nuk ishte e mundur…RIP Julen”, shkroi të “Twitter”, Roja Civile, duke iu drejtuar familjarëve të vogëlushit me ngushëllimet më të sinqerta. Por kjo nuk është tragjerdia e parë për këtë familje. Mesa duket mallkimi po i ndjek tek fëmijët, sepse vetëm një vit më parë, atyre u vdiq një fëmijë 3-vjeçar nga zemra papritur, teksa luante në buzë të detit.
Sa shumë forcë ju duhet për ta përballuar!