Mamaja e Beatrix shan rëndë komentuesit që merren me vajzën e saj: O bir ku***
Modelja dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj është në qendër të vëmendjes nga pjesëmarrja e saj në formatin e suksesshëm “Big Brother VIP”. Gjithsesi reagimet ndaj saj kanë qenë të shumta, sidomos pas lidhjes me Donaldin.
Beatrixa dhe Donaldi po shijojnë lidhjen e tyre brenda shtëpisë, pa e ditur se çfarë situate është krijuar jashtë pas lidhjes së tyre. Nga ana tjetër nëna e Beatrix jo pak herë ka reaguar në rrjetet sociale në mbrojtje të vajzës së saj.
Por një mesazh është zbuluar, ku një qytetar pretendon se mamaja e Beatrix e ka sharë shumë rëndë. Siç duket Antigona Ramosaj nuk përmbahet kur janë në pyetje fëmijët e saj.
