Mamaja e Bella Hadid rrëfen vuajtjet e vajzës nga sëmundja Lyme

Yolanda Hadid, ish-ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, ka ndarë një rrëfim prekës mbi betejën që po kalon vajza e saj, supermodelja Bella Hadid, me sëmundjen Lyme.

Në një postim në Instagram më 18 shtator, 61-vjeçarja publikoi disa foto të Bellas në spital, duke e përshkruar gjendjen e saj si një “ferr të panjohur”.

Ajo rrëfeu se është e dhimbshme të shohësh vajzën të vuajë në heshtje, ndërsa theksoi se asgjë nuk mund të krahasohet me vuajtjet e saj.

Duke parë Bellan time të luftojë në heshtje ka shkuar thellë në zemrën time

-shkroi Yolanda, duke e cilësuar sëmundjen kronike neurologjike si të padukshme dhe të vështirë për t’u kuptuar.

Yolanda, e cila vetë u diagnostikua me Lyme në vitin 2012, tha se ka zgjedhur të mos flasë më për betejën e saj personale për të përqendruar të gjithë energjinë tek shëndeti i vajzës.

Ajo e quajti Bellan “luftëtare” dhe shtoi se “asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë nga një sëmundje e pakurueshme”.

Me një mesazh të ndjerë, Yolanda përfundoi:

Ti je një mbijetuese… të dua kaq shumë, luftëtarja ime e fortë.

Postimi ka risjellë në qendër të vëmendjes vështirësitë e sëmundjes Lyme dhe rëndësinë e mbështetjes familjare në përballimin e saj.

Share With:
Translate »
167 Views