Mamaja e Pele nuk e di ende që djali i saj ka ndërruar jetë

Mamaja e  Pelé, Dona Celeste e cila mbushi 100 vjeç në muajin nëntor, nuk e di ende se djali i saj ka ndërruar jetë. Lajmin e bën të ditur motra e “O Rei”, Maria Lucia, e cila kujdeset për të.

“Ajo nuk e di, ne i flasim por ende nuk e di që djali i saj ka vdekur. Jeton në botën e saj të vogël, ndonjëherë kupton dhe ndonjëherë jo. Unë i them shpesh që duhet të lutemi për të por nuk është e vetëdijshme”, thekson motra e legjendës.

Në vijim ajo ndalet edhe të çastet e fundit të jetës së Pele:

“Ishin momente shumë të vështira. E dimë shumë mirë që nuk jemi të përjetshëm por më trishtoi shumë. E shoqëruam deri në fund. A vetë e kuptonte që po largohej. Ishte shumë i qetë. Folëm pak, e pashë se çfarë ndiente. Me tha që ishte në duart e Zotit”.

Mamaja e Pele nuk e di ende që djali i saj ka ndërruar jetë

Share With:
Translate »
128 Views