Mamaja e Selena Gomez nuk e pëlqen lidhjen e saj me Justin Biber
Mamaja e këngëtares Selena Gomez, Mandy Teffey, deklaroi për GossipCop se ajo nuk është e lumtur me lidhjen e të bijës me Justin Biber.
“Selena mund ta jetojë jetën e saj si të dojë për sa kohë është e lumtur, e sigurt dhe e shëndetshme. Ajo është 25 vjeç dhe ajo e di çfarë është e mirë për të. Selena është e rritur dhe merr vendimet e veta. Por kjo zgjedhje nuk është e preferuara ime.”
Ndërkohë që ishte e ëma e Justin Biber, Pattie Mallette, ajo e cila është munduar të mbrojë dhe mbështesë të birin në këtë moment.
“Jam kaq krenare për djaloshin që ti je, mashkullin që po bëhesh. Asnjë nga ne nuk është perfekt dhe asnjë herë nuk do të bëhet, (kështu që na duhet gjithmonë qetësi dhe dashamirësi për njëri-tjetrin), por marrëdhënia jote e fortë dhe e sinqertë me Jezusin është një provë e zgjedhjeve të përditshme që ti merr dhe të “frutit të mirë” që ti mbart.”

Ajo vazhdon – “ E admiroj karakterin dhe integritetin tënd. Ti je duke u pjekur edhe më shumë se mosha jote e kërkon. Ti je kaq gazmor sa shpesh e gjej veten duke qeshur edhe kur jam vetëm, duke kujtuar diçka që ti ke thënë ose ke bërë. Zemra jote është ar. Të dua pa fund!”
“P.S. A e thashë se sa krenare jam për ty?!” – e mbylli ajo postimin që i dedikohet të birit.