Mamaja i dërgon gabimisht djalit fotot që duhet t’ia dërgonte babait…

Të gjithëve u ka ndodhur që të ngatërrojnë bisedat në WhatsApp duke ua dërguar personave të gabuar.

Kjo i ka ndodhur edhe një djali të quajtur Liam McDonald, i cili ka marrë foto në WhatsApp nga mamaja e tij. Por, problemi qëndron se këto foto duhet të ishin për babain e tij. Në njërin prej mesazhe që i ka dërguar mamaja për babain, ka vendosur edhe zemra.

Kjo gjë e ka shtyrë djalin që të mos e hapë mesazhin, pasi siç thotë edhe ai vet, është i tmerruar nga fakti se çfarë mund të përmbajnë fotot. Ai nuk i ka hapur bisedat, por i ka publikuar si foto në Twitter mesazhet që i kanë mbërritur në WhatsApp.

Komentuesit i kanë kërkuar që të publikojë fotot që i ka dërguar gabimisht mamaja, por Liam nuk ka pranuar. Mesa duket, kureshtja për të mësuar çfarë përmbanin fotot, do të vazhdojë…

Share With:
Translate »
845 Views