Mamat të mblidhen pak këtu. Vetëm ato mund ta kuptojnë Oltën

Edhe pse është nënë e një djali 4-muajsh, Olta Gixhari  qëndron aktive në rrjete sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria apo ankesat që ka me gjumin kohët e fundit. Tani aktorja, e cila prej një viti po jeton në Spanjë me partnerin e saj, ka vendosur të ndajë më shumë informacione sesi e mban ajo lëkurën e fytyrës të pastër e të shëndetshme duke demonstruar me video maskat që përdor.

Mirëpo për herë të dytë rradhazi, vogëlushi i saj Amar nuk e lë t’i përfundojë videot. Edhe në videon e postuar ditën e sotme, Olta me nxitim i duhej të mbaronte maskën sepse Amar nisi të qante.Ajo u detyrua ta lërë maskën përgjysmë duke shkuar me vrap të qetësonte djalin.

“Javën tjetër do bëj dhe faqen tjetër”-tha Olta me humor dhe me siguri çdo nënë e ka kuptuar dhe i ka dhënë të drejtë.

Share With:
Translate »
557 Views