Mamatë që rritën të vetme yjet e ardhshme të ekranit

Në ditët e sotme na ndodh shpesh të ndeshemi me nëna të cilat rrisin të vetme fëmijet e tyre.  Inspiruar nga forca dhe puna e palodhshme që u duhet të bejnë, këto janë 9 nënat të cilat rritën të vetme këta VIP-a kaq të famshëm.

1- Marcheline Bertrand – Nëna e Angelina Jolie

Duket se Anglelina e ka trashëguar ëndrrën për aktrim nga mamaja e saj. Marcheline gjatë rinisë së saj dëshironte të bëhej aktore. Në vitin 1971 u martua me aktorin Jon Voight me të cilin lindi një vajzë. Pas 9 vitesh çifti u divorcua duke sakrifikuar ne këtë menyrë dhe dëshirën a saj per aktrim për t’iu përkushtuar vajzës së saj, Angelina-s.

Angelina në ditët e sotme është një nga aktoret më të famshme dhe të dashura për publikun dhe ambasadore e vullnetit të lirë në UNICEF.

2- Judith Ann Hawkins —  Nëna e Halle Berry

Judith dhe ish-bashkëshorti i saj u divorcuan kur Halle Berry ishte vetëm 4 vjeçe. Pas kësaj ndodhie Judith duhej të rriste dy vajzat e saj e vetme.

Halle Berry u bë aktorja e parë me ngjyrë ne historinë e kinemasë, e cila fitonte një Oscar për çmimin “Aktorja më e mirë”.

3- Irmelin Indenbirken —  Nëna e Leonardo DiCaprio

Ne moshën 1- vjeçare prindërit e Leonardo DiCaprio u divorcuan. Kujdestarinë e fitoi e ëma e cila shpesh duhej të punonte në punë të ndryshme për të siguruar jetesën e tyre.

Sot Leondardo nuk është vetëm një nga aktorët më të njohur në botë, por edhe një aktivist për mbrojtjen e ambjentit.

4- Patricia Hickey —  Nëna e Mariah Carey

Patricia Hickey ka qenë një inspirim dhe model per këngëtaren e famshme Mariah Carey. Kur Mariah ishte 3 vjeçe prindërit vendosën të divorcoheshin. Me sakrificë Patricia punonte 2 punë për të siguruar jetesën e saj dhe të tre femijëve.

Sot Mariah nuk është vetëm fituesja e 5 çmimeve  Grammy, ajo gjithashtu një aktore dhe filantrope me zemër shume të madhe.

5- Pattie Mallette —  Nëna e Justin Bieber

Pattie Mallette ishte vetëm 15 vjeçe kur njohu babain e Justin, Jeremy Bieber. Çifti u nda pas 3 vitesh kur Justin Bieber erdhi në jetë duke bërë kështu Pattie-n një nënë të vetme me një sfidë të madhe.

Justin u bë i famshëm ne moshën 12 vjeçare kur u publikua një video e tij duke kënduar. Tani ai është një nga këngëtarët me albume më të shitura ne historinë e Kanadasë.

6. Amanda Cornett —  Nëna e Selena Gomez

Historia e Selenës i ngjason shumë asaj të Justin Bieber. Amanda solli në jetë Selenën kur ajo ishte 16 vjeçe dhe kur Selena ishte rreth 5 vjeçe çifti u nda.

Amanda Cornett e ka inspiruar gjithmonë të bijën të bëhej këngëtare.

Hapat e para ne rrugën e famës së Selenës erdhën si aktore ne Disney ku më pas do pasoheshin nga fama botërore që do të merrte si këngëtare e muzikës pop.

Gjithashtu në vitin 2012 Selena u shpall si femra e vitit sipas revistës “Glamour”.

7- Donda West — Nëna e Kanye West

Prindërit e Kanye u divorcuan kur ai ishte 3 vjeç. Donda ka qenë gjithmonë shylla më e fortë e përkrahjes për të birin prandaj ajo dha dorëheqje nga profesioni i saj si mësuese anglishteje për t’u bërë menaxherja e Kanye përgjatë karrierës së tij muzikore.

Tani Kanye West ka arritur të jetë një aktor me mbi 20 çmime Grammy, dhe një nga 100 njerëzit më influencues në botë.

8. Judy Loe — Nëna e Kate Beckinsale

Për Kate historia është pak ndryshe , gjatë kohës që ajo ishte 5 vjeçe babai i saj pësoi një infarkt në zemër dhe ndërroi jetë duke lënë Judy-n dhe Kate të vetme.

Kate nisi karrierën e saj në fillim si shkrimtare duke devijuar me vonë ne fushën e aktrimit.

9- Betty Lou Bredemus — Nëna e Julia Roberts

Betty dhe bashkëshorti i saj Walter , prindër të tre fëmijeve kishin shpesh zënka ne periudhën që Julia ishte 5 vjeçe duke e gjetur zgjidhjen në divorc.

Julia Roberts sot është një nga aktoret më të famshme ne Hollywood, është klasifikuar 12 herë si një nga personat më tërheqës në planet. Pavarësisht çdo pune Julia arrin të jetë një nënë shumë e përkushtuar ndaj 3 fëmijëve të saj.

Share With:
Translate »
153 Views