Mami i Ermalit shkon për herë të parë në emision, moderatori i bën surprizën e veçantë
Mbrëmjen e sotme në publikun e emisionit “Xing me Ermalin” ishte një zonjë e veçantë. Bëhej fjalë për të ëmën e Ermal Mamaqi.
Moderatori e kishte ftuar në emision me rastin e ditëlindjes së saj. Dhe jo më kot kishte të ftuar Arilena Arën për të cilën mami i Ermalit ka shumë simpati.
Më pas Ermali ftoi në skenë të ëmën ku i dhuroi një buqetë me lule dhe para për të cilat kishte kontribuar ai dhe i vëllai, Ermiri.
I urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur! /Kids’ Time
