Mami i kërkon një beb, por si përgjigjet Lind Islami?
Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera janë një nga çiftet më të dashura në ekranin shqiptar. Lidhja e tyre ka nisur 5 vite më parë në skenën e The Voice.
I ftuar në emsionin ‘Ditë e Re’ transmetuar në Ora News, këngëtari ka treguar se si nisi dashuria midis tyre. Ai u shpreh se nuk ka qenë dashuri me shikim të parë, por diçka që ka lindur me kohën.
Me Venerën jam njohur tek The Voice, u bënë 5 vite tani. Ishte audicioni parë në 2012 dhe ishin kohë të bukura. Ishte pjesa e kompeticionit, si edhe pjesa që po niste diçka e re, me një person që e kisha shumë përzemër. Të dy ishim konkurrentë dhe në të njëjtën moshë. Nuk ka qenë dashruri me shikim të parë, ka qenë diçka e ndërmjetme.”
Çifti bashkëjeton dhe nuk janë fejuar akoma. Ndërsa përsa i përket ardhjes në jetë të një fëmije Lindi u shpreh se asnjëri prej të dyve nuk është gati
“Nuk ndihemi asnjëri gati. Mezi po mbajmë veten.”
Ndërsa përsa i përket punëve të shtëpisë merret më shumë Venera.
“Gatuan Venera në të shumtën e kohës. Ndërsa përsa i përket punëve më të shtëpisë nuk jam shumë i mirë.”
Marrëdhëniet me prindërit e njëri-tjetrit janë shumë të mira dhe asnjëherë nuk kanë pasur debate midis tyre. Lindi shprehet se nuk është aspak xheloz për Venerën.
‘Nuk jam fare xheloz. Venera është pak.”