Mami i Ledrit feston ditëlindjen dhe familja e surprizoi kështu
Xheraldina Vula, e njohur nga të gjithë si Xheri ose mami i Ledrit, sot feston ditën e saj të veçantë. Ditëlindja e ka gjetur moderatoren e njohur tashmë gjyshe dhe të rrethuar nga dashuria.
Për t’ia zbukuruar këtë festë, janë kujdesur djali i saj, reperi Ledri Vula dhe e fejuara e tij, Sara Hoxha. Në një nga restorantet e njohur të Prishtinës ku ka edhe një akuarium gjigand, për mami Xherin ka një surprizë unike. Një zhytës noton drejt xhamit të akuariumit duke hapur një banderolë ku shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen!”.

Në mesnatë, ajo është surprizuar nga Sara, Ledri e bashkëshorti me një tortë. Sara Hoxha i ka kushtuar edhe një dedikim vjehrrës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen vjehrrës më të kujdesshme dhe gjyshes më të dashur. Faleminderit që më ke bërë të ndihem si pjesë e familjes që prej ditës së parë. E dua atë (Ledrin) më shumë prej teje!”, shkruan Sara në foton e Ledrit e Xheraldinës.