Mami i Rita Orës bëhet nostalgjike: Prindërit jetojnë për të kujtuar

Rita Ora është një nga këngëtaret më të dëgjuara të momentit. Hitet e saj klasifikohen në vendet e para në listat botërore dhe në rrjetet sociale ka me mijëra ndjekës. Por para se të arrinte këtu ku është, familja e saj ka kaluar shumë vështirësi. Kur Rita ishe vetëm 1 vjeç ata u larguan nga Kosova drejt Londrës. Por ajo e cila na bën përshtypje është se pavarësisht vuajtjeve, nëna dhe babai i saj kanë ditur gjithmonë të kenë një familje të lumtur. Këtë e tregon më së miri e ëma, Vera Ora nëpërmjet një videoje të postuar në ‘Instagram’. Në video ajo ka bërë bashkimin e fotove të shumë viteve më parë ku tregon çmenduritë e fëmijëve, përqafimet e bashkëshortit dhe dashurinë që ata përcjellin.

“Prindërit jetojnë që të kujtojnë bashkimet e familjes si kanë qenë më parë dhe si janë tani”, shkruan Vera krahas videos.

Share With:
Translate »
731 Views