Mami i Rita Orës ka një këngëtare shqiptare të preferuar
Vera Ora vërtet e ka vajzën këngëtare, por në Instagram është shfaqur duke kënduar e kërcyer nën ritmet e një tjetër artisteje shqiptare. Bëhet fjalë për Dhurata Dorën dhe këngën e saj “Harrom”.
Vera ka publikuar në Instastory një video ku shihet duke dëgjuar në makinë Dhuratën dhe shkruan se ajo e ka fajin pse është kaq në qejf.
“Fajëso muzikën për momentet e pushimeve. Muzika ka faj edhe Dhurata Dora”, shkruan Vera dhe videon më pas e ka postuar edhe Dhurata.
