Mami Loredana uron me fjalët më të ëmbla babi Mozzikun për ditëlindje

Ai sot feston ditëlindjen e tij të 23-të. Reperi i njohur Mozzaik-u përmes një postimi në Instagram, në ditën e lindjes falenderon prindërit, gruan (Loredanën) dhe gjithë fansat e tij që e kanë mbështetur. Edhe pse ai në ditëlindje shkruan për veten duke gjetur shkas për të falenderuar njerëzit më të rëndësishëm për të, nga na tjetër partnerja e tij, Loredana, sigurisht që do t’i bënte një urim romantik.

Prej kohësh përflitet se çifti do të bëhen prindër për herë të parë, mirëpo deri tani nuk kishte ardhur ndonjë konfirmim prej tyre. Në urimin e ditëlindjes së Loredanës për Mozzaik, mesa duket ajo e konfirmon shtatzëninë.

“Gëzuar ditëlindjen Mozzaik, përveç se je bashkëshorti im, ti je shoku im më i mirë. Në çdo njeri dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti, për mua ti je perfekt. Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them. Përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen”,-shkruan Loredana.

Share With:
Translate »
864 Views