“Mami më thotë ku*vë”, Sabrina i rrëfeu shoqes problemet me prindërit
Problemet e vazhdueshme me prindërit, Sabrina Lekaj i rrëfente edhe te mikeshat e saj. Mediat kanë publikuar disa mesazhe që 20 vjeçarja i kishte dërguar shoqes së saj dhe ku tregonte marrëdhëniet e vështirë që kishte me të ëmën.
“Sapo qava. Kam qenë vërtetë e mërzitur sepse mami më thotë gjithmonë ku*vë”, i shkruante Sabrina shoqes.
20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, pak orë pasi ishte ndarë nga shoqet. Mamaja e saj telefonoi policinë të paktën një orë pas ngjarjes.
Policia gjeti babain 49-vjeçar pranë saj, brenda në makinë, të lyer me gjak dhe me plagë bark. Policëve iu desh të thyenin xhamin e makinës që t’i nxirrnin të dy. Babai pritet të dalë në gjyq këtë të premte, pasi është operuar.
Familja që jeton në Adelaide të Australisë është me origjinë nga Shkodra, ndërsa vajza njihej si studente e zonja dhe pianiste e talentuar.
