Mami Miriami se beson dot, por Ameli është bërë zonjushë që ikën vetë në kopësht!

Në ditët e fundit të muajit gusht, e vogla e Miriam Canit dhe Alban Skënderajt nisi për herë të parë kopështin! Duket se vogëlushja Ameli adhuron kohën e shpenzuar mes miqve të vegjël dhe shkon e lumtur në kopësht.

Ishte Miriam Cani që publikoi pasditen e sotme një foto të adhurueshme të Amelisë. Ajo shfaqet duke ecur, e veshur me një bluze të bardhë dhe një fustan të zi, ndërkohë që në krahë mban çantën e kopshtit.

“Nuk e përballoj dot gjithë këtë ëmbëlsi” – shkruan krahas fotos Miriam Cani.

Disa orë më parë, ajo shpërndau edhe një tjetër foto ku shfaqej një përqafim plot dashuri mes saj dhe vajzës, Ameli.

View this post on Instagram

💘

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Share With:
Translate »
929 Views