Mami pozon, babi mban tre fëmijët. Ç’do më shumë nga jeta?

Stilistja shqiptare që jeton në Amerikë, Egreis Gjergjani, është me pushime me familjen. Ata që i kanë ende fëmijët e vegjël, dhe Egreis më të voglën e ka një vjeç, e dinë sesa e vështirë është të kalosh pushime të qeta, mes përkujdesjesh, ushqyerjesh, vishu-zhvishu, lahu, hajde këtu, ik atje, mos u zhyt, mos ha rërë, futu në det, dil nga deti…. nga pushimet kthehesh më shumë e lodhur se e çlodhur. Ama kur ke një bashkëshort që i ndan punët më ty, është paaaak më e lehtë.

Postimi i Egreis Gjergjanit në Instagram

Dhe bashkëshorti i Egreisit duket vërtet i kujdesshëm. E ka lënë mamin të pozojë e të bëjë foto veshur me të kuqe, kthyer me kurriz, ndërkohë që vetë kujdeset për dy djemtë dhe vajzën e vogël gjatë xhiros me motoskaf. Një gjë është e sigurt, çifte të tilla sërish lodhen, por edhe kënaqen pa fund.

Share With:
Translate »
867 Views