Mami Rezi ka një hall me Herën, si do ia bëjë?
Në rritjen e fëmijëve, pjesa më e vështirë është ushqyerja e tyre sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë “problematikë”.
Me sa duket, Hera meriton një trofe për këtë gjë aq sa e ka bërë mami Rezin të pyesë ndjekësit e saj.
“Një pyetje për mamat me fëmijë të rritur: Kur do vijë dita që Hera mund të ha një vakt pa i thënë… Ha Hera, kaloje Hera te barku, Hera të lutem haaa…”, shkruan Rezarta në story-n e saj në Instagram.
Me sa duket mami Rezi do “vuajë” pak me Herën derisa ajo të rritet. /Kids’ Time
