“Mami të kam sjell lule”, këngëtarja e njohur rikthehet në shtëpi me pritjen më të ngrohtë
Këngëtarja me famë botërore Pink, është e martuar që prej shumë vitesh me Carey Hart. Së bashku ato kanë dy fëmijë të quajtur Jameson dhe Willow Hart.

Pink i ka munguar shtëpisë për disa ditë pasi ishte e pranishme në “Rio Music Festival”. Sapo ajo është rikthyer vogëlushi i saj ka ditur ta mirëpresë në mënyrën më të ngrohtë, që padyshim do bënte të lumtur çdo nënë.

Djali i saj i vogël e ka pritur në shtëpi me shumë dashuri dhe me një tufë lule. Gjestin e tij të ëmbël Pink e ka bërë të ditur përmes një videoje të postuar në profilin e saj të Instagramit. Ajo ka rregjistruar momentin kur ka zbritur nga makina dhe vogëlushin që i dhuron lulet. “Mami, të kam sjellë lule”, thotë Jameson, i cili më pas i drejtohet dhe të atit. “Babi të kam sjellë lule edhe ty”, thotë ai. Pritjet e tilla të bëjnë ta duash akoma më shumë shtëpinë, pasi e di me siguri që dikush aty po pret me mall që ti të vish.



