Mami tradicionale, Jon mbushi 40 ditë dhe mami Adelina ia feston siç i ka hije
Ka vetëm pak javë që këngëtarja Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon.
Adelina duket se i është dedikuar tërësisht të voglit të saj, ndaj çdo moment ndan foto me Jonin duke ruajtur gjithmonë privatësinë e tij.
Ditën e sotme, vogëlushi ka mbushur 40 ditë, dhe Adelina duket se është një mami tradicionale, pasi nuk i festoi një mujorin, por këtë periudhë të vogëlushit.
Torta që ka zgjedhur, është po aq e veçantë sa kjo ditë.
Pas lindjes së djalit, Adelina Tahiri është rikthyer në super formë dhe duket tejet elegante. /Kids’Time/
