Mamia tregon sa gra e bëjnë jashtëqitjen gjatë lindjes dhe pse ndodh kjo

Shtatzënia për nënat ka shumë shqetësime dhe një nga to është nëse do të kryejnë nevojën gjersa shtyjnë me forcë për të nxjerr beben nga mitra.

Mamia Clemmie Hooper ka folur për këtë fenomen që për shumë kënd mund të jetë aspak e këndshme, por për mamitë është gjë e zakonshme. Ajo ka një lajm të mirë: Jo gjithmonë dhe të gjitha gratë e bëjnë nevojën gjatë lindjes.

Ndërsa lajmi i keq është se një pjesë dërmuese e tyre e bëjnë këtë. “Është e zakonshme sepse muskujt që hyjnë në funksion gjatë shtytjes në lindje, janë të njëtit që përdoren gjatë kryerjes së nevojës”, ka treguar mamia Hooper.

Ajo thotë se ekziston edhe presioni shtesë mbi zorrën e trashë kur foshnja lëvizë nëpër kanalin e lindjes. “Pra shanset janë që ju të kryeni nevojën”, ka thënë ajo.

“Për neve si mami, kryerja e nevojës është lajm i mirë sepse tregon se foshnja është në rrugën e saj”, deklaron mamia.

Ajo nuk e cilëson si ‘punë të madhe’ kryerjen e nevojës. “Gratë mund të mos kenë kryer nevojën kaq hapur edhe ndaj partnerëve të tyre, por ne mamitë jemi këtu për ta pastruar atë”, ka deklaruar ajo.

Share With:
Translate »
1378 Views