Mamit apo babit? Jonida e di më mirë se askush se kopje e kujt është Emi
Më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Çifti i vendosi princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes.
Ndryshe nga nënat e tjera të njohura, ajo nuk ka ngurruar që të shpërndajë edhe foto të plota të portretit të vogëlushes. Emi u ka ndryshuar jetën çiftit, gjë që ato e tregojnë këtë shpeshherë nëpërmjet fotove dhe dedikimeve që shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale.
Sot ajo ka ndarë në Instagram disa foto të adhurueshme me të voglën, që duket se është rritur shumë. Nënë e bijë janë veshur matchy-matchy me xhinse dhe xhaketë në të njëjtin material.
Ndërkohë përkrah fotove Vokshi ka shkruar:
“Lumturia e jetës sime. P.S jam koshiente që nëse dikush prej jush do më shkruaj sa të ngjan, thjesht do më bëj qejfin”.
Në fakt edhe komentuesit bien dakord me Jonidën, e vogla është kopje e Bensikut, si pjesa më e madhe e vajzave që tiparet e fytyrës i trashëgojnë nga babai. Megjithatë e rëndësishme është që vogëlushja ka shëndet dhe po rritet e lumtur përkrah mamit e babit.