Manastirliu: Paketë e plotë mbështetjeje për nënat me mbi 3 fëmijë
Qeveria shqiptare do të mbështesë me paketë fiskale dhe mbrojtje të posaçme nënat me tri fëmijë. Pas mbledhjes së qeverisë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se ka nisur puna për paketën e plotë të mbështetjes.
“Ne jemi duke punuar për të ndërtuar një paketë të plotë të ndihmës për nënat me 3 e më shumë fëmijë, qoftë përsa i përket elementeve fiskale, por gjithashtu edhe mbështetjes sociale për të gjitha ato nëna të cilat kanë mbi tre fëmijë deri në moshën 18 vjeç dhe kujdesen për to. Do të kemi një paketë mbështetje nga pikëpamja e incentivave fiskale për ato nëna që e kanë të pamundur të shkojnë në punë për arsye të pasurit të shumë fëmijëve dhe ne duam që kjo punë, të ndihet si një punë e paguar”, tha Manastirliu.