Manastirliu uron për ditëlindje infermieren: Me foshnjën tre muajshe në shtëpi u kthye në shërbim

“Foshja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur Rovena Rushiti, infermierja e palodhur e spitalit Infektiv, vendosi të shërbejë për pacientët me covid19…”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastieliu, përmes një postimi në Facebook ka uruar në ditën e saj të lindjes infermieren e infektivit, Rovena Rushiti, e cila edhe pse e kishte foshnjen e saj vetëm 3-muajshe vendosi të shërbejë për pacientët me COVID-19.

Urimi i ministres Manastirliu:

Foshja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur Rovena Rushiti, infermierja e palodhur e spitalit Infektiv, vendosi të shërbejë për pacientët me #covid19 dhe nuk është ndalur prej asaj dite, me përkushtim e vendosmëri të jashtëzakonshme, në misionin për të shpëtuar jete.

Sot Rovena ka ditëlindjen dhe dua ta uroj përzemërsisht ???? me besimin se do të gjejë forcën për të përballuar edhe këto muaj të vështirë dhe shumë shpejt do të përqafojë ???? e saj

Edhe 100 Rovena!

Share With:
Translate »
368 Views