Mariah rrëfehet për nënën dhe motrën: Mami ishte xheloze për suksesin tim

Mariah Carey ka njoftuar dje që ka humbur në të njëjtën ditë nënën e saj, Patricia (87 vjeç) dhe motrën e saj, Alison (63 vjeçe).

Publiku e di që Mariah nuk kishte marrëdhënie të mira me to. Për këtë ka shkruar në kujtimet e saj “The Meaning”, të cilat arritën majën e listës së bestsellerëve të New York Times në tetor të vitit 2020.

Mariah rrëfehet për nënën dhe motrën: Mami ishte xheloze për suksesin tim

Kush ishte nëna e saj?

Nëna e saj Patricia ishte këngëtare opere nga New Yorku. Mariah ka trashëguar aftësitë e saj vokale mbresëlënëse nga ajo dhe shpesh e lëvdonte nënën për prezantimin e saj me muzikën. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ishte e komplikuar. Prindërit e saj u divorcuan kur Mariah ishte tri vjeçe, dhe babai i saj ndërroi jetë në vitin 2002.

Në kujtimet e saj, Mariah ka shkruar se kishte rivalitete dhe xhelozi profesionale nga nëna e saj që vijnë me suksesin. Ajo shkroi një dedikim për nënën e saj: “Por kur personi xheloz është nëna jote dhe e kupton këtë në një moshë shumë të ndjeshme, është veçanërisht e dhimbshme”.

Ajo gjithashtu foli për dashurinë e thellë që ndjente për të dhe shkroi një dedikim: “Për Pat, nënën time e cila, pavarësisht gjithçkaje, besoj se bëri më të mirën që mundi. Do të të dua sa më shumë që mundem, përgjithmonë”.

Mariah ka shkruar edhe për motrën Alison dhe vëllain Morgan. Nuk ishte në marrëdhënie të mira me ta. Motra e saj ishte një ish-vartëse e drogave, e infektuar me HIV dhe disa herë kishte kërkuar publikisht ndihmë prej saj. Sipas Forbes, Mariah ka shkruar se Alison e keqtrajtonte kur ishte fëmijë, e spërkaste me ujë të valë, i jepte Valium për ta droguar dhe i ofronte kokainë.

Ajo shkroi se Morgan kishte luftuar me prindërit dhe në një rast kishte shtyrë nënën aq shumë sa ajo humbi ndjenjat. Ajo pretendoi gjithashtu se ai shiate drogë kur ishte më i ri. Morgan mohoi të gjitha dhe paditi motrën për shpifje. Padia është ende në proces.

Pas vdekjes së nënës dhe motrës, Carey tha për revistën People: “Zemra më është thyer sepse humba nënën time fundjavën e kaluar. Fatkeqësisht, për një varg rrethanash tragjike, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë. Vlerësoj mbështetjen, dashurinë dhe respektin për privatësinë në këtë kohë të vështirë

Share With:
Translate »
44 Views