Marina ka plane të bëjë katër fëmijë, por pse i do të gjitha vajza?
Mbrëmë ishte një spektakël i veçantë në “Zemër Luana”, pasi e ftuar speciale ishte Marina Vjollca.
Marina u përball me disa pyetje mjaft pikante rreth jetës së saj si mami.
Një nga pyetjet ishte nëse ajo dhe partneri i saj Getoar Selimi kanë plane për një fëmijë të dytë pas Marget dhe nëse po çfarë gjinie do donin të ishte.
Moderatorja tha se dëshiron të ketë tre ose katër fëmijë dhe do të donte të ishin të gjitha goca.
Ndër të tjera Marina zbuloi se Marget i ngjan më shumë të atit, Getit.