Marina ka vendosur ta rrisë pa ndihmë Margetin dhe tregon vështirësitë si nënë e re
Pas sfilatës së Elisabetta Franchit të mbajtur në Tiranë, Marina Vjollca ka dhënë një intervistë për emisionin “Rudina”, ku ka folur edhe për vajzën e saj, Marhetin. Marina tha se është munduar gjatë kësaj periudhe të ngarkuar të ekuilibrojë punën dhe rolin si nënë. Ajo tregoi se ka vendosur që Margetin ta rrisë vetë, pa ndihmën e nënës së saj apo familjarëve, prandaj vogëlushen e ka marrë edhe në prova.
Marina Vjollca: Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ia dalë, por nuk e di a e beson, unë kur vija në prova këtu, me Marget me vete isha. Sot është në shtëpi sepse këtu ka shumë të ftuar dhe Marget duhet të flejë, është orari për të fjetur dhe nuk di ç’të them. Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur.