Marina tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo dhe duket yll

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi udhëtuan pak ditë më parë drejt ishullit Sejshell, ku moderatorja po kalon periudhën e pritjes së ëmbël. Ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka treguar barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo.

Marina ka publikuar disa foto nga vendi përrallor, e veshur me rrobabanjo ngjyrë rozë, ndërsa në flokë ka vendosur një lule.

Ajo e konfirmoi shtatzëninë rreth një javë më parë, mirëpo gjinia e bebit nuk dihet ende.

Share With:
Translate »
203 Views